Disa gra, të cilat po prisnin në një stacion metroje në Barcelonë janë sulmuar nga një person i panjohur.
Sulmi ndodhi, sipas Daily Mail, mëngjesin e së premtes, konkretisht në orën 09:55, në stacionin Camp de l’Arpa, ndërsa pamjet nga një kamerë sigurie tregojnë sulmuesin duke hyrë.
Të lidhura
None found
Ai shfaqet duke ecur dhe befas fillon të godasë çdo grua që ka përballë.
Kur pasagjerët e tjerë e kuptuan se çfarë po ndodhte, nuk patën kohë të reagonin dhe ta ndalonin para se ai të godiste me dhunë edhe një vajzë, e cila mbante kufje dhe shikonte celularin teksa priste trenin.
Në fakt, goditja ka qenë aq e fortë sa vajza ka rënë në tokë.
Sipas Daily Mail, e reja dyshohet se ka pësuar një shpim të daulles së veshit.
Sulmuesi u përpoq të arratisej kur disa nga pasagjerët e ndoqën atë, ndërsa ai u arrestua pak kohë më vonë nga rojet e sigurisë së Agjencisë së Transportit të Barcelonës (TBM) dhe iu dorëzua policisë.
Policia po heton nëse sulmuesi ishte nën ndikimin e pijeve apo drogës.
