Vatra të reja zjarri në Greqi, kërkohet të evakuohen banorët

Greqia prej ditësh është në “luftë” me flakët.

Zjarret janë përhapur në disa zona. Sipas mediave greke vatra zjarri po shihen sërish në Pissonas në Evia. Ndërkohë të paktën 11 avionë dhe 3 helikopterë janë angazhuar për të neutralizuar flakët.

Gjithashtu janë angazhuar edhe rreth 120 zjarrfikës me 5 grupe të departamenteve të këmbësorëve dhe 40 automjete.

Sipas informacioneve u është bërë thirrje banorëve të zonave të Kamari, Kalyvia dhe Agios Georgios Armas që të largohen drejt Halkidës.

Gjithashtu për shkak të zjarrit në Keratea, mediat raportojnë se ka një ndalesë qarkullimi në Avenue Lavriou në fluksin e trafikut drejt Athinës në nivel të kryqëzimit për Ano Daskaleio.


Shtuar 31.07.2024 17:28

Tags: ,