Van de Bek do bëhet baba, tallje epike e ish-mesfushorit të Holandës: Do ta quash Ole Gunar?

Lojtari Doni van de Bek pret të bëhet baba.

Por ai është “vënë në lojë” nga ish-futbollisti Andi Van Der Mejde.

Komentin epik ai e ka bërë në një postim ku mesfushori holandez i Manchester United njoftoi se ai dhe e fejuara e tij Estel Bergkamp (vajza e legjendës Denis Bergkamp), presin një fëmijë.

“Do t’ia vendosësh emrin Ole Gunar?!” shkroi mesfushori i Holandës.

Shokët e skuadrës, Xhesi Lingard, Aleks Tejesh dhe Diogo Dalot, ishin ndër të parët që e uruan mesfushorin e “Djajve”. Megjithatë, ish-ylli i Holandës dhe Evertonit, Andi van der Mejde, i bëri një shaka pa kripë: “Urime, a do t’ia vendosni emrin Ole Gunar?”, shoqëruar nga disa të qeshura, por edhe një zemër.

Shakaja e mikut të tij vjen në një kohë kur hapësirat e Van de Bekut në “Old Trafford” vazhdojnë të jenë minimale edhe në sezonin e tij të dytë në Angli. 24-vjeçari u transferua nga Ajaksi për 40 milionë paund në verën e 2020, por deri tani është aktivizuar shumë pak nga tekniku norvegjez./albeu.com/


Shtuar 5.11.2021 18:47