Me të qeshura dhe “fytyra tallëse” kanë përballuar 2 të rinjtë, Aaron Guerrero, 18 vjeç dhe Sierra Halseth 16 vjeç, krimin makabër që kryen.
Ka qenë kundërshtimi i vazhdueshëm i lidhjes së dashurisë së çiftit, ajo që i kushtoi jetën babait të 16-vjeçares.
Guerrero dhe Halseth “prezantuan” krimin e tyre përmes një videoje të publikuar në kanalin e tyre në Youtube.
“Dita e 3 pasi vramë dikë”, shprehet Guerrero duke qeshur, ndërsa vajza qesh edhe më shumë duke i thënë me shaka që këtë gjë nuk duhet ta kishin thënë në kamera.
“Ia vlejti”, shton Guerrero duke përkëdhelur 16-vjeçaren dhe duke i shtrënguar lehtë qafën sikur po e mbyt.
Ata gjatë videos në të cilën dëshmojnë se kanë vrarë dike, nuk ndalin ngacmimet dhe të qeshurat.
Fytyrat e tyre karakterizohet nga një qetësi… jo sikur kanë vrarë, copëtuar me sharrë dhe djegur turpin e babait të Halseth në shtëpinë e tij.
Policia në SHBA zbuloi copat e trupit të djegur të babait të 16-vjeçares më 9 prill, deh arrestoi çiftin 4 ditë më vonë, më 13 prill.
Provat kundër dy të rinjve janë të qarta pasi, përveç rrëfimit të tyre rrëqethës në video, ka materiale nga kamerat e sigurisë së dyqanit që i tregon ata duke blerë sharra, doreza dhe zbardhues të gjetur në shtëpinë e të vrarit.
Prokurori i çështjes, Christopher Hammer përjashtoi mundësinë që 18-vjeçari të dënohej me vdekje. Ai shtoi se as Sierra Halseth nuk mund të dënohej me vdekje, për shkak të moshës së saj të re.