Mashtrim dhe falsifikim pronash, pas një muaji në arrati, arrestohet zëvendësdrejtori i Kadastrës së Dibrës

Pas afro një muaji në arrati, policia vuri në pranga mbrëmjen e së martës zëvendësdrejtorin e Kadastrës së Dibrës, Danjel Gjura. Ai akuzohet nga organet e drejtësisë për “Mashtrim” dhe “Falsifikim të dokumenteve”, ndërsa në të kaluarën ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Kadastrës Dibër.

Gjura nuk është i vetmi përfaqësues i Kadastrës Dibër që ka përfunduar në pranga.

Të lidhura

None found

Më 17 qershor të këtij viti, Policia e Dibrës njoftoi se, pas një hetimi 7-mujor, ishte zbërthyer një skemë kriminale për falsifikimin e dokumenteve të pronësisë, ku përfshiheshin 8 zyrtarë të tjerë të Kadastrës dhe një notere.

Sipas hetimeve, falsifikimi i dokumenteve ishte kryer me synimin për t’i siguruar një pronë shtetasit Teshar Doçi, i cili u arrestua bashkë me një familjar të tij. Në të njëjtën kohë, Gjykata Dibër vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” edhe për bashkëshorten e Teshar Doçit.

Përveçse ka mbajtur poste drejtuese në ASHK Dibër, Danjel Gjura ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 2025 me siglën e Partisë Socialiste.


Shtuar më 8.07.2026 12:48

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş