“Unë mund të bëj një fëmijë me ty”, Elon Musk i kapet keq Taylor Swiftit pasi artistja i doli në përkrahje Kamal Harris

Titani i teknologjisë, Elon Musk, ka bërë një postim të pazakontë drejtuar Taylor Swift, pasi kjo e fundit doli me një deklaratë publike për ta përkrahur Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale.

Taylor Swift e bëri reagimin publik me një fotografi duke pozuar me maçokun e saj, dhe e quajti veten “Zonja me mace, por pa fëmijë”.

Fotografia dhe mbishkrimi i saj ka qenë një thumb ndaj kandidatit republikan për zëvendës-president, J.D. Vance, i cili më parë u tall me gratë që nuk kanë fëmijë, por vetëm mace.

Duke u lidhur me këtë, Elon Musk i cili kryesisht përkrah Trumpin në politikat e tij, bëri një reagim ironik për artisten amerikane.

“Në rregull Taylor … ke fituar… Do të ta bëj një fëmijë dhe do t’i ruajë macet e tua me jetën time”, shkroi miliarderi i teknologjisë në një postim në rrjetin social X.

Kritika e JD Vance për gratë pa fëmijë por me mace të adoptuara pati marrë shumë reagime nga gratë në Amerikë.

Taylor Swift në orët e para të mëngjesit të së enjtes, me të përfunduar debati në Amerikë, doli me një deklaratë publike për ta përkrahur Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale.


Shtuar 11.09.2024 15:41