Udhëheqësit e BE-së që negociojnë postet kryesore të bllokut kanë rënë dakord të emërojnë Ursula von der Leyen për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian.
Si pjesë e marrëveshjes, negociatorët ranë dakord gjithashtu që ish-kryeministri portugez António Costa të jetë presidenti i ardhshëm i Këshillit Evropian.
Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas do të jetë shefja e re e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian.
Marrëveshja vjen përpara një samiti të liderëve evropianë që do të mbahet në Bruksel të enjten dhe të premten për të vendosur se kush do të udhëheqë institucionet e Bashkimit Evropian për pesë vitet e ardhshme.
Për t’u emëruar, von der Leyen ka nevojë për mbështetjen e një “shumicë të kualifikuar të përforcuar” të liderëve të BE-së, që përfaqësojnë të paktën 20 vende dhe 65% të popullsisë së Bashkimit Evropian.