Presidenti amerikan Donald Trump u ka dërguar një mesazh ligjvënësve republikanë në Kongres, duke kërkuar që Irani të shtohet në paketën e sanksioneve që po hartohet për Rusinë.
Të lidhura
None found
Në një shkrim të publikuar në rrjetin e tij social Truth Social, Trump deklaroi: “Republikanët duhet të fusin Iranin në projektligjin për sanksione ndaj Rusisë.”
Thirrja e kreut të Shtëpisë së Bardhë përkon me momentin kur në Capitol Hill po diskutohet një raund i ri masash ndëshkimore për Moskën, si pasojë e agresionit të vazhdueshëm në territorin ukrainas.
Ndërkohë, Uashingtoni po synon të ashpërsojë qëndrimin ndaj Teheranit nëpërmjet iniciativave të reja në sferën politike dhe atë ekonomike.
