Tre shqiptarë kapen në “shtëpi bari” në Britani, do prodhonin kanabis me vlerë 2.8 mln paund

Tre shqiptarë janë dënuar me burgim nga Gjykata e Bradford Crown në Britani pasi u kapën duke u kujdesur për lëndë narkotike në një shtëpi të “sofistikuar” kanabisi.

Ronaldo Pasha, Bledar Zeqo dhe Elvis Shira u dënuan me tre vjet e nëntë muaj burgim, shkruajne mediet e huaja.

Tre shqiptarët të cilët hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar u kapën mat duke u kujdesur për lëndët narkotike të cilat mendohet se arrinin vlerën prej 2,8 mln paund.

Të pandehurit pranuan akuzën e prodhimit të kanabisit. Ata thanë para Gjykatës se u detyruan të punonin në shtëpi bari për të paguar borxhet që kishin.

Pas përfundimt të dënimit tre shqiptarët do të dëbohen automatikisht nga vendi.  Është vlerësuar se bimët mund të prodhonin më shumë se 280 kg kanabis dhe ngarkesa do të kishte një vlerë midis 2.4 dhe 2.8 milionë paund nëse do të shitej

Pasha, 24 vjeç, ishte burgosur më parë në vitin 2022 për prodhim kanabisi, ndërsa të pandehurit e tjerë, 33-vjeçari Shira dhe 40-vjeçari Zeqo, nuk kishin asnjë dënim të mëparshëm./albeu.com