Tre gra plagosen me thikë në Paris, përfshirë një shtatzënë; në pranga një 31-vjeçar

Një sulm me thikë në zonën Porte de Clichy, në veri të Parisit, la të plagosura këtë të hënë tri gra, njëra prej të cilave është shtatzënë.

Të lidhura

None found

Ngjarja u regjistrua rreth mesditës pranë restorantit Les Deux Coupoles dhe një stacioni tramvaji, sipas burimeve policore të cituara nga Le Figaro.

Një polic në detyrë pikasi të dyshuarin duke goditur kalimtarët me dy thika dhe kërkoi mbështetje nga kolegët. Pas një ndjekjeje të shkurtër, efektivët arritën ta neutralizonin dhe ta arrestonin 31-vjeçarin.

Autoritetet franceze bëjnë të ditur se i dyshuari u vu në pranga menjëherë pas sulmit. Të dhënat paraprake tregojnë se ai mund të vuajë nga probleme të shëndetit mendor.

Dy nga gratë e plagosura u transportuan në spital në gjendje të rëndë dhe po mbahen nën kujdes intensiv, ndërsa e treta ka marrë lëndime më të lehta.

Në pamjet filmike që po shpërndahen në rrjetet sociale, 31-vjeçari dëgjohet të thotë: “Allahu ma urdhëroi”.

Prokuroria Kombëtare Kundër Terrorizmit në Francë njoftoi se po monitoron nga afër hetimin e Prokurorisë së Parisit, i cili synon të zbardhë motivin e sulmit dhe të përcaktojë nëse ngjarja ka natyrë terroriste.


Shtuar 27.07.2026 14:45

holiganbetJojobetcasibomjojobetPusulabet girişjojobetimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetMadridbetMadridbetCasibomCasibomMadridbetMadridbetMadridbetjojobetbetwoonbetparkcasibomcasibomgrandpashabetbetciomatbetsultanbeyli escortiptv satın al