Tragjike/ Mbytet varka plot me emigrantë, raportohet për 65 të zhdukur dhe…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (16 qershor 2024) në detin Jon, 100 milje në jug-lindje të bregut të Kalabrisë, ku një varkë me vela e nisur nga Turqia me emigrantë nga Afganistani është mbytur.

Sipas “La Republicca”, 65 persona të cilët ndodheshin në bordin e kësaj varke janë zhdukur, ndërsa 1 grua ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Roccella Ionica. Po ashtu, deri më tani raportohet për 11 të mbijetuar, të cilët janë gjetur nga autoritetet në gjendje të rëndë shëndetësore.


Shtuar 17.06.2024 20:08