Erërat e stuhishme që goditën sot Selanikun kanë shkaktuar rënien e disa pemëve në zona të qytetit, në perëndim dhe në lindje, ndërsa në disa raste janë shkaktuar edhe dëme materiale sidomos në makina të parkuara, shkruajnë mediat greke.
Bazuar në këtë situatë, lundrimi është ndaluar në disa porte. Më konkretisht, në portin e Rafinës, anijet me destinacion janë ankoruar në ishujt e Cikladeve, ndërsa linjat Korfuz-Igumenicë, Lixouri Argostoli, Lefkada-Mytika Aitoloakarnania, Kyllini-Zakynthos dhe Kyllini-Kefalonia nuk funksionojnë.
Skena e motit ndryshoi enda një dite me një rënie të madhe të temperaturës, me borën e parë që ra në Maqedoninë Perëndimore.