Lufta në Rripin e Gazës nuk është më në errësirë. Këtë e dëshmon suksesi global i hashtagut vizual “All Eyes on Rafah”, i cili deri më tani ka mbledhur mbi 23.5 milionë ripostime në rrjetin social Instagram.
“Të gjithë sytë në Rafah” nuk është një hashtag i ri, por popullariteti i tij u rrit, veçanërisht pas sulmit izraelit ndaj civilëve, i cili synoi dy zyrtarë të Hamasit dhe vrau 45 njerëz në një kamp në Rafah. Ky sulm shkaktoi zemërim në mbarë botën, ku edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e cilësoi atë si një “gabim tragjik”.
Si rezultat, numri i “story”-ve në Instagram nga përdoruesit janë rritur në maksimum gjatë dy ditëve të fundit, duke reflektuar një ndërgjegjësim të shtuar të publikut për luftën në Palestinë.