Jorginho është një nga lojtarët më të përfolur të momentit pas arritjeve të tij të kohëve të fundit.
Ai fitoi tre kompeticione në të njëjtin vit, Ligën e Kampionëve, Kampionatin Europian dhe Superkupën, duke u bërë kështu i vetmi lojtar në botë që arrin diçka të tillë.
Pas gjithë këtyre sukseseve të arritura së fundmi dhe pas disa medaljeve të arta, ai është propuzuar edhe si pretendent për të fituar Topin e Artë.
Një eventualitet që Antonio Cassano as nuk dëshiron ta dëgjojë. Tani, ish-sulmuesi barez kthehet në temë, duke treguar atë që ndodhi disa javë më parë, kur e pa veten përballë Jorginho. Anekdota zbulohet në “Bobo TV”, mes mosbesimit të zbavitur të Vieri dhe Adani:
“A ju kujtohet se çfarë mendoja për ‘Topin e Artë’ që gjasme e meritonte Jorginho, kur ju duhet t’i rrëmbenit kartën gazetarit që e tha. Epo, ndodhi që shkova në Formentera me familjen time. Po rrija në makinë bashkë me fëmijët dhe gruan time. Ndërsa isha mbështetur në sedilje, ndiej që dikush më preku:
“Grande Antonio, ti je i mrekullueshëm!” Unë kthehem: “Kush dreqin je ti?” Ai heq syzet, maskën dhe e merrni me mend kush ishte? Jorginho!” Aty filloi një dialog surreal, por i rindërtuar si gjithmonë me nota teatrale nga Cassano:
“Unë i thashë: Oh Giorgio, a e kupton skandalin që po shfaqet? Ata duan t’ua japin ju “Topin e Artë” dhe jo Messit. Ai përgjigjet: Jo jo, Antònio, por jam dakord me ty, absolutisht, Messi duhet ta fitojë atë gjithmonë”.
Unë i them: “Bravo, tani të respektoj më tepër, shumë mirë Giorgio”. Pra, e tha vetë atë që mendoja unë. Pastaj kaluam një orë e gjysmë duke folur. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, i sjellshëm, shumë inteligjent dhe i përulur”.
Disa ditë më parë, në ndeshjen Chelsea-Villarreal, Jorginho dukej se kishte ndryshuar mendje: “Topi i Artë? Pas kaq shumë trofesh të fituar, në fund mund të mendosh për të, është normale”. Ndoshta herën tjetër, kur të takohet me Cassano, ai do të shpjegojë pozicionin e ri në lidhje me këtë çështje./albeu.com