Sytë tek Izraeli sot në Eurovision – barriera të mëdha janë ngritur përreth stadiumit, policia po patrullon rrugët dhe kanalet e qytetit suedez

Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovisionit të këtij viti do të zhvillohet në Suedi të enjten, me performancën e Izraelit që pritet të tërheqë vëmendjen për shkak të protestave të mëdha pro-palestineze të planifikuara në qytetin nikoqir, Malmo.

Rreth 100 mijë vizitorë janë mbledhur në qytetin jugor suedez për të ndjekur festivalin, i cili po zhvillohet mes protestave dhe bojkoteve për fushatën ushtarake izraelite në Gaza, pas sulmit të Hamasit në Izraelit më 7 tetor, shkruan Reuters.

Autoritetet suedeze kanë shtuar sigurinë dhe po përgatiten për trazira të mundshme gjatë javës së Eurovisionit.

Oficerët e policisë janë parë patrulluar nëpër rrugët e Malmos dhe nëpër kanalet e qytetit përmes skuterëve të ujit.

Barrikada metalike dhe blloqe të mëdha betoni janë vendosur rreth stadiumit Malmo Arena ku po mbahet Eurovisioni. Policia është e monitoruar vendin dhe po kontrollon çantat e vizitorëve.

Vizitorët duhet të kalojnë përmes detektorëve metalikë përpara se të hyjnë në arenë, të lejuar e kanë të hynë vetëm me çanta të vogla.

 

Në gjysmëfinalen e dytë sonte do të performojë edhe përfaqësuesja e Izraelit, Eden Golan me këngën “Hurricane”.

Shumë kanë protestuar për të mos lejuar pjesëmarrjen e saj në Eurovision.


Shtuar 9.05.2024 13:29