Sulmoi partneren dhe e plagosi rëndë në kokë, arrestohet shqiptari në Greqi

Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet se ka sulmuar partneren e tij 35-vjeçare, duke e plagosur rëndë në kokë.

Ngjarja, sipas mediave greke, ka ndodhur në shtëpinë ku jeton 35-vjeçarja nga Moldavia. Autori ka hyrë nga një derë e hapur ballkoni dhe ka sulmuar 35-vjeçaren, duke e goditur me kokë.

Fqinjët që kanë dëgjuar zëra kanë lajmëruar policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje.

E plagosura është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës. 25-vjeçari pas ngjarjes u zhduk për t’u arrestuar disa orë pas ngjarjes. Ndaj tij është ngritur akuza për lëndim të rrezikshëm trupor./albeu.com


Shtuar 4.03.2024 20:34