Sulme kibernetike ndaj qeverisë zviceriane

Faqet e internetit të qeverisë zivceriane u goditën të enjten nga një valë sulmesh kibernetike që ndërkohë priteshin duke qenë se këtë fundjve atje do të mbahet një samit ndërkomëbtar, kërkuar nga Kievi, për paqen në Ukrainë.

“Sulmet priteshin dhe mendohet se kanë lidhje me samitin. Sulmet shkaktuan disa ndëprerje që nuk arritën të dëmtonin rëndë veprimtarinë e njësive të prekura”, u shpreh qendra kombatare e sigurisë kibernetike.

Gjatë ditëve të fundit Zvicra ka regjistruar një umër në rritje sulmesh kibernetike dhe përhapje të informacionee të rreme para se përfaqësues të 90 shteteve dhe organizatave të mblidhen në Lucernë për të disktuaur gjetjen e një rrugë për arritjen e paqes në Ukrainë.
Rusia ndërkohë nuk është ftuar në aktivitet dhe ndërkohë e ka cilësuar atë si humbje kohe. Sipas autoriteteve zviceriane, Moska nuk u ftua për shkak se nuk kishte treguar interes për të marrë pjesë.

Kjo mungesë ka bërë që aleatë të fuqishëm të Moskës, si Kina, të thonë se nuk ka kuptim të mbahen bisedime paqeje ndërkohë që njëra nga palët në luftë nuk merr pjesë në to.


Shtuar 13.06.2024 19:04