Stoltenberg: Nuk është vonë që Ukraina të fitojë luftën kundër Rusisë

Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg është shprehur ditën e sotme gjatë një fjalimi në një ceremoni çmimesh në Berlin për marrëdhëniet transatlantike. se nuk është tepër vonë që Ukraina të fitojë luftën kundër Rusisë, me kusht që Perëndimi të mbajë premtimet e tij për ta furnizuar atë me më shumë armë

“Në muajt e fundit, aleatët e NATO-s nuk kanë ofruar mbështetjen” që kishin premtuar, tha Stoltenberg “Por nuk është tepër vonë që Ukraina të fitojë, pasi mbështetja më e fortë është në rrugë e sipër”

“Tani është përgjegjësia jonë që t’i mbajnë zotimet dhe të dërgojmë armë e municionie”, theksoi ai.

Stoltenberg, megjithatë, përshëndeti miratimin nga Kongresi amerikan të paketës kryesore të ndihmës ushtarake për Ukrainën, e cila arrin në më shumë se 60 miliardë dollarë.


Shtuar 25.04.2024 21:44