Kulla Eifel, një nga atraksionet kryesore turistike në botë, është mbyllur këtë të hënën pasi stafi ka hyrë në grevë, sipas sindikatave.
Ndalimi është greva e dytë në Kullën Eifel brenda dy muajve për të njëjtën arsye. Kulla Eifel, pikë referimi më e famshme e Parisit tërheq gati shtatë milionë vizitorë në vit, rreth tre të katërtat e tyre të huaj, sipas faqes së saj të internetit. Gjatë pandemisë Covid, numrat ranë ndjeshëm për shkak të mbylljeve dhe kufizimeve të udhëtimit, por u rikuperuan në 5.9 milionë në 2022. Numri i vizitorëve në Paris pritet të rritet këtë verë pasi kryeqyteti francez pret Lojërat Olimpike.
Në një deklaratë të përbashkët, sindikatat CGT dhe FO i bënë thirrje qytetit të Parisit të jetë i arsyeshëm me kërkesat e tyre financiare për të siguruar mbijetesën e monumentit dhe kompanisë që e operon atë.