Siri, i bllokuar nën rrënoja, adoleshenti publikon videon: Nuk e di nëse do të jetoj, ose do të vdes

Një video tronditësë nga rrënojat e një pallati të shembur nga tërmeti në Siri po bën xhiro e rrjetit.

Një adoleshent ka regjistruar me kamerën e telefonit vendin ku është bllokuar poshtë rrënojave. Në video djali dëgjohet teksa thotë se ka frikë se nuk do ia dalë të shohë dritën e diellit dhe se mund të vdesë nën rrënoja.

“Nuk e di nëse do të jetoj apo do të vdes. Nuk di si ta përshkruaj këtë që po kaloj tan. Siç mund ta shihni unë jam nën rrënoja. Këtu janë edhe fqinjët e mi. Nuk di si ta përshkruaj”, tha i riu.

Teksa ai është duke filmuar, pranë tij dëgjohen zëra të tjerë, ndoshta nga pjesëtarë të tjerë të familjes ose nga një banesë fqinje.

Më shumë se 8,700 njerëz persona janë raportuar të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur nga tërmeti shkatërrues që tronditi Turqinë dhe Sirinë të hënën.

Mijëra ndërtesa të shembura në të dy vendet dhe agjencitë e ndihmës po paralajmërojnë për pasoja “katastrofike” në veriperëndim të Sirisë, ku miliona njerëz të cenueshëm dhe të zhvendosur tashmë po mbështeteshin te mbështetja humanitare, raporton The Guardian. 

Përpjekjet masive të shpëtimit janë duke u zhvilluar me komunitetin global që ofron ndihmë në operacionet e kërkimit dhe rikuperimit. Ndërkohë agjencitë kanë paralajmëruar se viktimat nga fatkeqësia mund të rriten ndjeshëm.

/albeu.com/