Nga George F.Will “Washington Post’
Menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë, e cila nisi kur Gjermania sulmoi Poloninë, dhe kur Britania iu përmbajt angazhimit të saj ndaj Polonisë, Henry Channon, një deputeti britank i Partisë Konservatore, mori pjesë në një aktivitet të shoqërisë së lartë në Londër me Lady Cunard.
Duke parë grumbullimin e ajkës së shoqërisë londineze dhe duke u habitur se sa shpejt ishte rivendosur normaliteti për ata, Channon tha i kënaqur:”Kjo është ajo për të cilën luftuam?. Zonja Cunard u përgjigj thatë:”Pse, janë të gjithë polakë?”.
Luftërat, përfshirë atë që nisi 10 muaj më parë, bëjnë që ngjarjet të marrin trajektore të paparashikuara, të cilat në tonalitetin e tyre e eklipsojnë origjinën e luftërave. Në fund të këtij viti bota ka ndryshuar në mënyrë të jashtëzakonshme në krahasim me botën e fillimit të këtij viti.
Më 24 shkurt, Vladimir Putin nuk mund ta imagjinonte se vendimet e shpejta të Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n do ta zgjeronin kufirin e aleancës me Rusinë me shumë më tepër kilometra sesa ushtria e tij plot probleme ka përparuar deri më sot në Ukrainë, raporton albeu.com
Tre nga gabimet më spektakolare gjeostrategjike të 250 viteve të fundit kanë përfshirë Rusinë:pushtimi i Napoleonit 210 vjet më parë, pushtimi i Hitlerit 129 vjet më vonë, dhe pushtimi rus i Ukrainës 81 vjet më pas. Putini synonte që t’i tregonte botës se Rusia është një komb i shkëlqyer, dhe se Ukraina nuk është fare komb.
Ai këmbënguli se “Ukraina” është thjesht një emërtesë gjeografike dhe jo politike. Por në vend të kësaj, ai tregoi se Rusia, me një ekonomi dukshëm më të vogël se ajo e Italisë – dhe me një PBB më të vogël sesa shteti i Teksasit – është edhe më pak mbresëlënëse politikisht sesa materialisht, sepse kultura e saj autoritare ushqen stanjacion, korrupsion dhe akte të turpshme.
Dhe, siç ka shkruar së fundmi Henry Kissinger në British Spectator “për herë të parë në historinë moderne, Ukraina është bërë një shtet i madh në Evropën Qendrore”. “Kjo ka nxjerrë në pah problemet origjinale në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Ukraina ka formuar aktualisht një nga ushtritë tokësore më të mëdha dhe më efektive në Evropë, të pajisur nga Amerika dhe aleatët e saj. Një proces paqeje duhet ta lidhë Ukrainën me NATO-n, sido që mund të shprehet kjo në aspektin formal. Alternativa e neutralitetit nuk ka më kuptim, veçanërisht pasi Finlanda dhe Suedia u bashkuan me NATO-n”- theksoi ai.
Dy vendet skandinave ishin në mesin e disa kombeve evropiane që i forcuan ushtritë e tyre në kundërpërgjigje të aneksimit Krimesë nga Putin në vitin 2014. Këtë vit, 2 javë pasi dorëzuan aplikimet për t’u bashkuar me NATO-n, një vend i tretë skandinav, Danimarka, votoi me shumicë dërrmuese (67 për qind) “po” në një referendum që ishte refuzuar dy herë.
Ndërkohë për shkak të agresionit të Putinit ndaj Ukrainës, 2 kombet që me agresionet e tyre e filluan Luftën e Dytë Botërore, janë angazhuar tani për të parandaluar agresionet ardhshme. Lufta e Putinit filloi të enjten e 24 shkurtit. Tre ditë më vonë, kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi një “Zeitenwende” ose një pikë kthese:një rritje dramatike të shpenzimeve të mbrojtjes, diçka e paimagjinueshme deri 72 orë më parë.
Këtë muaj, Japonia, ishulli më jugperëndimor i së cilës është më afër Tajvanit sesa Tajvani me Kinën kontinentale, thotë prerë në raportin e ri të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare:“Ne mund të jemi optimistë për atë që do të sjellë e ardhmja e komunitetit ndërkombëtar”. Pra Japonia po hedh një hap tjetër larg pacifizmit të saj formal (pra kushtetues), duke rritur shpenzimet ushtarake përtej armëve që klasifikohen si vetëm mbrojtëse, raporton albeu.com
Armët e reja “kundërsulmuese” do të përfshijnë qindra raketa lundrimi amerikane Tomahaëk që mund të arrijnë objektivat më shumë se 1600 km larg në Kinën kontinentale. Nëse Japonia përmbush (siç zakonisht nuk e kanë bërë shumica e vendeve të NATO-s) standardin e NATO-s për shpenzimin e 2 për qind të PBB-së për ushtrinë e saj, ajo do të ketë buxhetin e tretë më të madh të mbrojtjes në botë.
Pra Kina është më e prekshme, dhe me sa duket edhe e frikshme, sepse rendi ndërkombëtar është tronditur thellë nga ngjarjet në Evropën Qendrore. Rusia është më pak një kërcënim potencialisht sesa më 30 mars 1981, kur presidenti Ronald Reagan u plagos në një atentat. William Inboden kujton në librin e tij “Paqebërësit: Ronald Reagan, Lufta e Ftohtë dhe bota në buzë të humnerës”, se 2 nëndetëse me raketa balistike sovjetike që zakonisht përgjonin në brigjet e SHBA-së, atë ditë ishin afruar më shumë se normalisht me bregdetin, dhe mund ta godisnin Uashingtonin brenda 10 minutave e 47 sekondave.
Të shqetësuar se tentativa për vrasjen e Reagan, mund të kishte qenë një prelud i një sulmi, zyrtarë të lartë amerikanë e përgatitën flotën amerikane të bombarduesve B-52 për sulmet hakmarrëse. 41 vite më vonë, bota mbetet një vend i rrezikshëm. Por në vitin 2022, ajo që sovjetikët e quanin “korrelacioni i forcave botërore” u zhvendos në mënyrë thelbësore kundër pjesës ruse të perandorisë sovjetike dhe kundër Kinës, e cila 10 muaj më parë u shpreh se “nuk kishte kufij” për bashkëpunimin e saj me Rusinë.
/albeu.com