Numri i rasteve të reja ditore në Rusi ka tejkaluar 10,000 në 24 orët e fundit për herë të parë që nga Marsi. Ndërkohë, që fushata e imunizimit që po vazhdon me një ritëm të ngadaltë, sipas të dhënave të publikuara të hënën.
Një total prej 10,407 rastesh të reja të Covid-19 u zbuluan në Rusi në 24 orët e fundit, nga të cilat 4,124 në Moskë, numri më i lartë i regjistruar në kryeqytetin rus që nga janari dhe në fund të valës së dytë, vdekjeprurëse të pandemisë.
Megjithatë, autoritetet ruse thonë se situata është nën kontroll, ndonëse ata e pranojnë se numrat po rriten dhe kanë frikë se një valë e re e epidemisë mund të godasë vendin.
Presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë thirrje vazhdimisht rusëve që të vaksinohen kundër Covid-19, me qëllimin për të arritur imunitetin kolektiv në vjeshtën e 2021.