Shpërthen miniera e qymyrit në Kinë, tetë të vdekur dhe 15 të zhdukur

Tetë të vdekur dhe 15 të zhdukur janë numri i deritanishëm i një shpërthimi në një minierë qymyri në Kinën qendrore.

Sipas një deklarate nga autoritetet lokale, aksidenti ndodhi të premten në një minierë qymyri në qytetin Pingtingshan, provincën Henan të Kinës qendrore.

Reuters raporton se ekuipazhet e shpëtimit arritën të kontaktojnë me 22 të mbeturit e bllokuar. Edhe nga hetimet paraprake u konstatua se shkaku ishte shpërthimi i qymyrit dhe gazit.

Ndërsa, miniera e qymyrit është në pronësi të Pingdingshan Tianan Coal Mining Co., Ltd.

Autoritetet vendore kanë organizuar një operacion shpëtimi, ndërsa vijojnë hetimet e mëtejshme për shpërthimin.


Shtuar 12.01.2024 23:04