Shkon në shtatë numri i të vdekurve pas shpërthimit në një hidrocentral në Itali

Zhytësit në veri të Italisë kanë gjetur dy trupat e fundit të punëtorëve të vdekur shkaku i një shpërthimi që shkaktoi shembjen dhe përmbytjen e disa nivele të një hidrocentrali nëntokësor, duke e çuar numrin e të vdekurve në shtatë.

Shpërthimi të martën në centralin Enel Green Power, në provincën veriore të Bolognas, ndodhi në një thellësi prej rreth 40 metrash nën nivelin e ujit.

Katër punëtorë të tjerë që u plagosën në shpërthimin masiv janë shtruar në spital dhe dy prej tyre janë ende në gjendje të rëndë, thanë zyrtarët, raporton abcnews.

Zhytësit që punuan për më shumë se dy ditë për të gjetur trupat e viktimave e krahasuan skenën me një ndërtesë nënujore të goditur nga tërmeti.

Shpërthimi në uzinën Bargi të Enel Green Power ndodhi gjatë punës për të rritur efikasitetin e centralit, njoftoi kompania.

Një zjarr shpërtheu kur një turbinë shpërtheu në katin e tetë nën sipërfaqe, duke përmbytur dyshemenë poshtë.

Ndryshe, prokurorët vendas kanë nisur hetimet për aksidentin dhe së shpejti do të dalin me detajet e para.

 


Shtuar 12.04.2024 14:21