“Shkërrmoqet” grupi kriminal në Spanjë, bien në pranga edhe 5 shqiptarë

Në kuadër të operacionit Romina, agjentë të Policisë Kombëtare të Spanjës kanë zbërthyer një grup kriminal me origjinë shqiptare me bazë në Granada .

Gjashtë persona janë arrestuar, pesë prej tyre me origjinë shqiptare dhe një spanjoll. Agjentët kanë kryer katër kontrolle në shtëpitë dhe fermat ku vepronte banda, duke sekuestruar më shumë se 11,000 euro, 160 kilogramë marihuanë, 10 kilogramë polen hashash, 350 bimë marihuanë, një kallash, armë të ndryshme të së njëjtës natyrë, municione, një pistoletë me tre karikues dhe një silenciator, si dhe gjashtë automjete.

Rezultati i këtyre hetimeve policore ishte identifikimi i anëtarëve të supozuar të organizatës dhe vendndodhjen e vendeve të ndryshme ku ata kryenin aktivitetet e paligjshme rreth trafikut ndërkombëtar të drogës në shkallë të gjerë. Në të njëjtën mënyrë, u bë e mundur të verifikohej shpërndarja e roleve të anëtarëve të grupit dhe struktura e tij.

Të arrestuarit i janë dorëzuar tashmë organit gjyqësor, i cili ka urdhëruar lënien në burg të tre prej tyre.


Shtuar 5.12.2022 16:30