Shkëndija elektrike shkaktoi zjarrin në Finiq, banorët dhe zjarrfikësit u përballën me flakët

Një situatë e rëndë u krijua në disa fshatra të Bashkisë së Finiqit, pasi zjarri kërcënoi shtëpi, resorte turistike dhe qindra hektarë të mbjellë me ullinj.

Të lidhura

None found

E favorizuar nga era e fortë, vatra u përhap me shpejtësi prej kodrave të Matomares në drejtim të Kostarit, Mesopotamit dhe Vllahatit. Autoritetet u detyruan të angazhonin të gjitha kapacitetet për të mbrojtur banorët dhe objektet e banimit, raporton korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo, e cila udhëtoi në fshatrat Kostar dhe Bralat, ku flakët iu afruan zonave të banuara.

Përballja me zjarrin zgjati më shumë se gjashtë orë. Gjatë kësaj kohe, banorët dhe ekipet zjarrfikëse punuan së bashku për të shpëtuar banesat dhe pronat, ndërsa përparimi i flakëve u ndal vetëm pas ndërhyrjes nga ajri të tre helikopterëve Cougar.

Gjendja më kritike u regjistrua në Kostar, ku zjarri depërtoi deri në oborret e shtëpive. Në pritje të mbërritjes së helikopterëve, banorët përdorën mjete rrethanore për të penguar përhapjen e flakëve. Ata vlerësuan se operacioni ajror ishte vendimtar për të parandaluar një tragjedi.

Vështirësi pati gjithashtu në Mesopotam dhe Vllahat. Zjarrfikësit u pozicionuan pranë shtëpive për të bllokuar avancimin e zjarrit, ndërsa tre helikopterët Cougar hodhën ujë në mënyrë të përsëritur, paralelisht me ndërhyrjen e mjeteve tokësore. Kjo bëri të mundur neutralizimin e vatrave që paraqisnin rrezikun më të madh.

Në zonë ndodheshin prefektja e qarkut, drejtori i përgjithshëm i zjarrfikësve dhe kryetarët e bashkive. Sipas tyre, zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike.

Megjithëse kërcënimi ndaj banesave është larguar, dëmet e lëna pas janë të konsiderueshme. Sipërfaqe të gjera me ullishte janë djegur plotësisht, ndërsa banorët kërkojnë kompensim për humbjet, pastrimin e territorit dhe përmirësimin e infrastrukturës, me qëllim që ngjarje të tilla të mos përsëriten.


Shtuar 3.08.2026 21:41

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortbetciocasibom