SHBA: Ekstremistëve izraelitë në Bregun Perëndimor do t’iu ndalohet hyrja në Amerikë

Departamenti amerikan i Shtetit ka marrë një vendim të rrallë ndëshkimor ndaj Izraelit, pasi tha të martën se do t’ua ndalojë hyrjen në Amerikë ardhësve ekstremistë hebrenj që janë përfshirë në sulmet e shpeshtuara kundër palestinezëve në Bregun e uzurpuar Perëndimor.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi për këtë vendim, pasi e kishte paralajmëruar Izraelin javën e kaluar se administrata e presidentit Joe Biden do të ndërmerrte veprime kundër sulmeve.

Ky vendim u mor në një kohë të ndjeshme në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Izraelit. Administrata e Bidenit e ka mbështetur fuqishëm Izraelin prej se u sulmua më 7 tetor nga Hamasi, grupi radikal palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, dhjetëra ardhësve dhe familjet e tyre do t’iu ndalohet hyrja në SHBA duke nisur nga kjo e marte dhe se nëse dhuna vazhdon, atëherë edhe ardhës të tjerë do të përballen me ndalesa të njëjta.

Në javët e fundit, administrata Biden i ka shpeshtuar thirrjet ndaj Izraelit për të bërë më shumë për ta kufizuar numrin e viktimave civile në ofensivën e tij tashmë të zgjedhuar në jug të Rripit të Gazës.


Shtuar 6.12.2023 07:41