Rory Bidwell, 12-vjeç nga Britania e Madhe, në testin e inteligjencës ka arritur të tejkalojë rezultatet e Albert Einstein-it.
Nxënësi nga Devoni ka arritur rezultatin maksimal prej 162 pikëve në testin Cattell III-B, pavarësisht faktit që nuk ishte përgatitur fare për të.
Rory tha se testi ishte relativisht i lehtë dhe se nuk ka patur probleme që ta kryej në afatin e caktuar.
Ai e kaloi testin dyorësh në Exeter dy javë pasi festoi 12-vjetorin e lindjes, kurse disa ditë më vonë është ftuar t’i bashkohet Mensas.
Babai i tij James Bidwell ka thënë për Sky News se reagimi i parë i familjes për rezultatin ishte “ se është numër i madh dhe se kjo do të thotë shumë për ta”.
Kujtojmë se Albert Einstein dhe Stephen Hawking, kishin nivelin e inteligjencës (IQ) rreth 160.
Kurse babai i të riut tha se në ato momente e pati të qartë se ishte mbresëlënës testi i të birit të tij.
“Gjithmonë e kemi ditur se është një djalosh shumë i zgjuar. Kjo e dëshmon këtë”, shtoi ai.