Kryeministri britanik Boris Johnson ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, konfirmoi Downing Street.
“Kryeministri foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Ai vlerësoi trimërinë e forcave ukrainase që vazhdojnë të mbrojnë me guxim lirinë e vendit të tyre. Presidenti Zelenskyy e informoi kryeministrin për situatën në Mariupol dhe kryeministri përshëndeti rezistencën ukrainase në qytet”, tha një zëdhënës për mediat britanike.
Ata diskutuan nevojën për një zgjidhje afatgjatë të sigurisë për Ukrainën, teksa Johnson tha se do të punojë me aleatët që Ukraina të mbrojë sovranitetin e saj, si dhe u shpreh i sigurt se Vladimir Putin do të dështojë.