Prej disa kohësh i shtruar në spital, Papa nuk është jashtë rrezikut për jetën

Sipas burimeve të Vatikanit, “Papa Françesku nuk është jashtë rrezikut” dhe gjendja e tij mbetet e qëndrueshme, por ka sërish disa komplikacione.

Papa po kryen ushtrime fizioterapie për sistemin e tij të frymëmarrjes dhe mëngjesin e sotëm po merr frymë me ndihmën e oksigjenit, përmes kanulave të hundës, shtojnë të njëjtat burime.

Nuk ka asnjë plan në të ardhmen e afërt për një konferencë të re për shtyp nga ekipi mjekësor që ka marrë përsipër trajtimin e papës në spitalin Agostino Gemelli në Romë.

Pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë informacion për gjendjen e Papës.


Shtuar 4.03.2025 18:23

Tags: ,