Planifikuan sulm në një sinagogë, arrestohen dy të rinj në Gjermani

Policia gjermane tha të premten se ka arrestuar dy persona të dyshuar për planifikimin e një sulmi me thikë ndaj besimtarëve në një sinagogë në Heidelberg.

Të dyshuarit, 24 dhe 18 vjeç, u arrestuan gjatë operacioneve të veçanta policore në shtetin Baden-ëuerttember në fillim të këtij muaji, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa, duke cituar prokurorët e shtetit dhe policinë.

Ata diskutuan “vrasjen e një ose më shumë vizitorëve në sulmin në sinagogë e ndjekur nga vdekja si martirë, ku dy personat donin të qëlloheshin për vdekje nga policia”, thanë autoritetet në një deklaratë.

Ata mund të përballen me akuza, duke përfshirë komplotin për të kryer vrasje. Policia zbuloi komplotin kur kontrolloi shtëpinë e njërit prej të dyshuarve më 3 maj. Provat e sekuestruara përfshinin një shkëmbim të mesazheve në internet midis dy të dyshuarve në prill, ku ata diskutuan sulmin e mundshëm në sinagogë.

Udhëheqësit gjermanë kanë paralajmëruar për rreziqet e sulmeve ndaj hebrenjve dhe kanë dënuar një rritje të antisemitizmit pas luftës së vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit.

 


Shtuar 25.05.2024 08:59