Një 44-vjeçar me origjinë shqiptare është dënuar me 15-ditë burg në Malin e Zi, pasi pengoi një oficer policie që të ushtronte detyrën.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, më 17 maj në rrugën “Majke Tereze” në Ulqin.
“Mbrëmë rreth orës 21:00 në një restorant në rrugën “Majke Tereze” në Ulqin, ai i ka ndërhyrë në policit OB Ulqin Lj.H., i cili ka kryer aktin zyrtar të kontrollit të vendbanimit dhe punës së të huajve. Fillimisht ai refuzoi të jepte identifikimin dhe më pas e kërcënoi”, shkruajnë mediat vendase.