Pasagjerët në një fluturim të Delta Airlines nga Salt Lake City në Portland të dielën përjetuan momente frike dhe paniku, pasi pësuan gjakderdhje nga hundët dhe veshët. Për pasojë piloti i avionit u detyrua të bënte ulje emergjente.
Shkak dyshohet të jetë bërë një problem presioni në kabinën e avionit. Menjëherë pasi avioni bëri ulje emergjente, kompania e fluturimeve kërkoi falje publike pasagjerëve.
“Ndjeva një dhimbje të papritur në veshin tim të djathtë. Vura dorën në vesh dhe pashë gjak”, tha një nga pasagjerët.
Ndërsa një pasagjere u shpreh se “veshët tanë filluan të na dhembin keq. U gjakosëm nga hundët dhe veshët”.