Ylli i kinematografisë italiane, Ornella Muti është rrëfyer lidhur si rrallëherë për të kaluarën e saj që nga nisja e karrierës në kinematografi e deri te tradhëtitë që ka kryer.
Ajo ka pranuar për herë të parë se në jetën e saj ka tradhëtuar vetëm një herë dhe këtë e ka bërë me kolegun e saj, Adriano Celentano.
“Kam tradhtuar vetëm një herë dhe e kam bërë me Adriano Celentano. Adriano nuk duhet ta kishte treguar, të paktën pa më thënë. Ta hajë dreqi. Me mua, e kanë provuar thuajse të gjithë.
E kam kaluar gjithë jetën duke u mbrojtur nga meshkujt”, u shpreh Ornela gjatë një interviste.
Më tej, aktorja ka folur për periudhën kur nisi karrierën kinematografike.
“Xhirova filmin tim të parë ‘Nusja më e bukur’ në moshën 14-vjeçare. Nuk dija asgjë, më drejtonin të tjerët dhe vendosnin ata për mua”, tha bukuroshja./albeu.com/