Në ndeshjen e djeshme mes Nice dhe Marsejë situata e tensionit mes palëve u përshkallëzua. Në munitën e 75 e takimit, Payet shkoi për të ekzekutuar goditjen e këndit. Disa shishe uji fluturuan drejt tij, ndërsa lojtari e humbi durimin duke i marrë shishet e ujit dhe duke i hedhur mbrapsht te tifozët.
Kjo i ka acaruar së tepërmi ultrasit e Nice që kanë zbritur në fushë për t’u përleshur me Payet dhe lojtarët e tjerë të Marsejë. Por teksa kërkohej edhe një tjetër shkak i vogël që tifozët të merrnin më shumë zemër për të dërguar deri në fund qëllimin e tyre, një pjesëtar i stafit të trajnerit të Marsejë, ishte molla e sherrit.
Duke ardhur me vrap nga pankina, pjesëtari i Marsejës ka shkuar për të goditur një tifoz të Nice, që bie në tokë menjëherë. Kaq mjaftoi që tifozët e tjerë të acaroheshin më shumë, por edhe vetë futbollistët e Nice që ishin totalisht kundër këtij veprimi pasi po mundoheshin që të qetësonin tifozët e tyre. /albeu.com
The Marseille staff are on job, this is actually mental man ? pic.twitter.com/L1ZOi1EhaE
— Gica (@GicaCalcio) August 22, 2021