Një ngërç në zgjedhjet afatmesme të SHBA-së do të shkaktojë trazira dhe vështirësi për dy vitet e ardhshme

Nga Stephen Collinson, CNN

Demokracia amerikane, sapo na dha një pasqyrim të përsosur të një kombi të polarizuar që nuk u beson udhëheqësve të tij dhe nuk është gati të ndryshojë rrugën.

Zgjedhjet afatmesme të së martës u dhanë amerikanëve edhe dy vite të tjera për të vendosur kolektivisht se çfarë duan realisht duke krijuar një qeveri të ndarë që me siguri do të jetë e ashpër, por që do të parandalojë demokratët ose republikanët të krijojnë një ndryshim të madh ideologjik.

Ai gjithashtu përshkoi terrenin e garës presidenciale të 2024-ës, me Presidentin Joe Biden dhe ish-Presidentin Donald Trump. Partia Republikane duket se po zvarritet ngadalë drejt 218 vendeve për të marrë në kontroll Dhomën e Përfaqësueve.

Por zgjedhjet e privuan partinë republikanë nga vala e kuqe masive që ishte parashikuar. Qeveria e ndarë do të nënkuptonte gjithashtu dy vite me probleme, rrëmujë fiskale dhe borxhe midis demokratëve dhe republikanëve.

Edhe nëse demokratët marrin në kontroll Dhomën e Përfaqësuesve, atyre do t’u mungonte liria për të miratuar ligje që ndryshojnë kombin. Dhe kushdo që fiton shumicën e Senatit, dhoma në fakt do të ndahet në mes dhe do të ketë në një ngërç midis partive.

Ashtu si vetë Amerika.

Rezultatet e zgjedhjeve shtrojnë dilema të reja në fushatën e ardhshme të Shtëpisë së Bardhë mbi perspektivat e Trump dhe Biden.

Trump, natyrisht, tashmë po i fajëson të gjithë, përveç vetes. Ndërkohë, Biden dukej jashtëzakonisht optimist për një president, i cili së shpejti mund të përballet me një cunami të thirrjeve, hetimeve dhe madje edhe shkarkimit të mundshëm në rradhën e republikanëve.

Për të hartuar strategji për dy vitet në vijim, të dyja palët duhet të kuptojnë se çfarë ndodhi saktësisht gjatë zgjedhjeve afatmesme. Biden fitoi dy vite më parë pjesërisht në një platformë të rivendosjes së normalitetit, të cilën ai nuk ka qenë në gjendje ta realizojë plotësisht, pavarësisht rritjes së numrit të vendeve të punës dhe miliona vaksinave Covid-19.

Guvernatorët republikanë si Brian Kemp i Georgias dhe John Sununu i Neë Hampshire dhe guvernatori demokrat Tony Evers i Wisconsin garuan përpara kandidatëve më radikalë të Senatit në partitë e tyre.

Ishte e dukshme sesi fjalimet e Trump  gjatë ditëve të fundit, gjoja në mbështetje të kandidatëve të GOP, ishin, si gjithmonë, kryesisht për veten e tij.  Ndërsa disa votues bazë të GOP e duan teatrin, ish-presidenti rrallë duket se adreson një program largpamës për një mandat të ri.

Një arsye pse rezultatet e së martës nuk ishin përfundimtare është se asnjëra palë nuk dha një mesazh bindës për të dominuar këto zgjedhje. Kjo periudhë e tranzicionit politik, nëse është e hidhur, i paraqet çdo partie një mundësi.

Por të dyja palët duhet të dëgjojnë atë që duan realisht votuesit. Demokratët dukej se e minimizonin ankthin për inflacionin dhe injoruan shqetësimet për krimin.

E vetmja gjë për të cilën Biden dhe Trump bien dakord

Mes ritualit tashmë të njohur të zgjedhjeve, Biden dhe Trump ranë dakord për një gjë të mërkurën: asgjë nuk duhet të ndryshojë bazuar në ndëshkimin që ata të dy morën nga votuesit.

/albeu.com


Shtuar 11.11.2022 12:13