Ngjarje e rëndë/ Gjenden pa jetë gjashtë persona në një hotel, zbulohet shaku

Gjashtë persona janë gjetur pajetë në një hotel në Bangkok në Tajlandë. Sipas një zëdhënësi të qeverisë tajlandeze, viktimat ishin shtetas vietnamezo-amerikanë.

Policia hodhi poshtë informacionet e para ku u tha se kishte pasur të shtëna, ndërsa mediat lokale raportojnë se këta shtetas mund të jetë helmuar. Megjithatë kjo ende mbetet për t’u konfirmuar.

Kryeministri i Tajlandës, Srettha Thavisin, ka urdhëruar një hetim mbi vdekjet, duke thënë se e vërteta duhet të zbardhet se ai nuk dëshiron që rasti të ndikojë në imazhin e vendit ose të ketë ndikim në turizëm.


Shtuar 16.07.2024 16:56