Ngarje tragjike në Indi, shembet baneri, zë poshtë qytetarët, 8 të vdekur dhe më shumë se 60 të lenduar

Të paktën tetë persona u vranë dhe më shumë se 60 u lënduan kur një baner i madh u shemb gjatë një stuhie në Mumbai, në Indinë perëndimore.

Era e fortë e stuhisë shkaktoi shembjen e banerit metalik, rreth 30 metra të gjatë, mbi një pikë karburanti në periferi të Ghatkopar, në pjesën lindore të metropolit indian.

Në videot e transmetuara nga rrjetet televizive indiane, baneri metalik shihet duke lëvizur nga era e fortë, përpara se të shembet.

Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar në vend, pasi autoritetet vlerësojnë se 20-30 njerëz janë ende të bllokuar në gërmadha, sipas zyrtarëve të cituar nga Times of India.

Ndërkohë aeroporti ndërkombëtar ka pezulluar për rreth një orë fluturimet për shkak të motit të keq, njofton agjencia e lajmeve ANI


Shtuar 13.05.2024 21:05

Tags: