Në Kinë është “traditë”, rrugë e lagje nën pushtetin e ujit

Përmbytje të mëdha kanë shkaktuar reshjet e shiut në Kinën qendrore.

Mediat e huaja bëjnë me dije se rrugët dhe stacionet e metrosë në të gjithë provincën Henan të Kinës janë përmbytur.

Ndërkohë ende nuk është dhënë ndonjë njoftim për viktima apo të lënduar, ndërsa në rrjetet sociale janë duke qarkulluar pamje të lagjeve të përmbytura deri në një metër dhe automjete teksa lundrojnë.

Pothuajse çdo vit Kina përjeton përmbytje të tilla në muajt e verës.


Shtuar 20.07.2021 21:47