Uzuni e bën më së miri, shënon në Champions (VIDEO)

Myrto Uzuni nuk ka ndërmend të ndalet dhe ditën e sotme ka treguar dhe një herë formën e shkëlqyeshme që po kalon këtë periudhë.

Sulmuesi i Kombëtares u bë sërish protagonist kësaj radhe duke i shënuar kampionëve të Lituanisë, Zalgirisit.

Pas eliminoi Prishtinën, Ferencvaroshin shorti e përballi me Zalgirisin duke e nisur përsëri si favorite ndeshjen.

Sulmuesi beratas realizoi golin e parë të hungarezëve duke shfrytëzuar më së miri një pasim të shokut të skuadrës Mae, për të goditur saktë nga afro 11-metra duke dërguar topin në krahun e majtë të pjesës së poshtme të portierit.


Shtuar 20.07.2021 21:38