Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Zhu Rongji, “cari ekonomik” që kontribuoi në ngritjen e Kinës si fuqi botërore

Ish-kryeministri i Kinës, Zhu Rongji, një ndër protagonistët kryesorë të ndryshimeve ekonomike të vendit, është ndarë nga jeta në moshën 97-vjeçare.

Të lidhura

None found

Agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua bëri të ditur se Zhu vdiq të mërkurën në mëngjes në Pekin, pas një sëmundjeje. Ai drejtoi qeverinë kineze si kryeministër nga viti 1998 deri në vitin 2003.

I njohur me epitetin “cari ekonomik”, Zhu dha një kontribut të rëndësishëm në orientimin e ekonomisë së Kinës drejt tregjeve ndërkombëtare, si dhe në realizimin e reformave që e transformuan atë.

Nën drejtimin e tij, vendi zbatoi ndryshime të thella në financa, sistemin fiskal dhe sektorin shtetëror. Zhu spikati për pragmatizmin, komunikimin e drejtpërdrejtë dhe qëndrimin e pakompromis ndaj korrupsionit.

Anëtarësimi i Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë në vitin 2001 vlerësohet si një prej arritjeve më të mëdha të tij. Ky zhvillim përbëri një pikë vendimtare në përfshirjen e vendit në ekonominë globale, duke nxitur ndjeshëm tregtinë dhe investimet e huaja.

Megjithatë, transformimet e ndërmarra gjatë kësaj periudhe sollën edhe pasoja të rënda sociale. Ristrukturimi i ndërmarrjeve shtetërore shkaktoi humbjen e rreth 40 milionë vendeve të punës dhe nxiti kritika të forta në Kinë.

Zhu e filloi rrugëtimin profesional si inxhinier dhe ekonomist, përpara se të merrte drejtimin e bashkisë së Shangait. Rezultatet e punës së tij në këtë qytet tërhoqën vëmendjen e udhëheqësit kinez Deng Xiaoping. Në vitin 1991 ai u emërua zëvendëskryeministër, ndërsa në vitin 1998 mori detyrën e kryeministrit.

Karriera e tij u shoqërua gjithashtu me sfida të rënda politike. Në periudhën e Mao Ce Dunit, Zhu u përjashtua nga Partia Komuniste dhe u bë pjesë e spastrimeve politike gjatë Revolucionit Kulturor. Pas vdekjes së Maos, ai u rehabilitua dhe u rikthye në jetën politike.

Me vdekjen e Zhu Rongjit largohet një nga personalitetet më me ndikim të epokës së reformave, të cilat ndihmuan që Kina të shndërrohej në një nga fuqitë kryesore ekonomike të botës.


Shtuar 12.08.2026 14:11

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetpark girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibomHoliganbetJojobet