Moti i keq pushton Greqinë, urdhërohet mbyllja e disa shkollave

Moti i keq pushton edhe Greqinë që nga mesdita e së dielës ku janë regjistruar reshje intensive dëbore.

Shumë zona janë prekur nga këto reshje edhe në zonat me lartësi më të ulët në Greqinë qendrore.

Të lidhura

None found

Autoritet vendore kanë urdhëruar mbylljen e shkollave në qytetet dhe komunat në veri të Greqisë si Follorinë, Amyntaio.

Gjithashtu policia rrugore ka dhënë vendimin që gjithë automjetet të jenë të pajisura me gomat e dimrit ose me zinxhirë pasi shumë rrugë janë të bllokuara nga sasia e dëborës.

Ndërkohë në zonat malore të Selanikut si dhe Halkidhiki është regjistruar bora e parë e vitit.

Rreshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në Athinë dhe zonat përreth si dhe përmbytje.


Shtuar 13.01.2025 18:59

Tags: ,