Moti i keq një Gjermani, përmbytet një qytet

Përmbytjet po vazhdojnë të rriten në pjesë të Gjermanisë jugore dhe tani po përhapen poshtë lumit Danubi. Gjithashtu pesë persona kanë vdekur pasi shiu i madh çoi në daljen e lumenjve nga shtrati në Bavari dhe Baden-Württemberg.

Një nga viktimat ishte një grua që vdiq kur makina e saj doli nga rruga dhe u zhyt në perëndim të Mynihut. Dhe një zjarrfikës bavarez është zhdukur.

Megjithëse shërbimi i motit gjerman DWD ka shpallur fundin e shiut të rrëmbyeshëm që ka goditur Gjermaninë jugore prej ditësh, nivelet e ujit në qytetin historik të Passau, ku takohen tre lumenj, tani janë rritur afër 10m.

Nivelet e lumenjve në Danub janë rritur gjithashtu në Austri dhe Hungari.

Rreth 20,000 njerëz po punonin me përpjekjet e shpëtimit të materialeve e mbrojtjes së banesave nga pasojat e përmbytjeve të papritura, thanë autoritetet. Ata shtonin se në Baden-Ëuerttemberg një burrë e një grua ishin gjetur dje pa jetë në bodrumin e shtëpisë së tyre.

Danubi shpërtheu brigjet e tij në qytetin e tretë më të madh të Austrisë, Linz, duke lënë të zhytura në zonat afër brigjeve të lumit. Banorja vendase Gertrude tha për faqen e internetit Kurier se përmbytjet sollën kujtime të këqija nga gushti i vitit 2002 kur një e pesta e qytetit mbeti nën ujë.


Shtuar 4.06.2024 19:48