Falja e Namazit për besimtarët myslimanë në qytetin e Kabulit në Afganistan u shoqërua me momente tensioni mëngjesin e sotëm.
Tre raketa goditën qendrën e Kabulit pak përpara se presidenti, Ashraf Ghani, të mbante një fjalim për festën e Kurban Bajramit.
Ngjarja ndodhi teksa besimtarët po faleshin, por kjo i ka shqetësuar pak besimtarët të cilët të qetë vijuan ritualet e tyre.
Lutjet po transmetoheshin drejtpërdrejt dhe aty ishte i pranishëm edhe Presidenti Ashraf Ghani.
Sulmi erdhi në një kohë kur është rritur shumë dhuna në vend, disa muaj pasi u tërhoqën trupat e huaja nga Afganistani pas 20 vjetësh.
Deri më tani, sipas Reuters, asnjë nga grupet ekstremiste nuk e ka marrë përsipër sulmin.