Mbretëresha Elizabeth ll është detyruar të ndryshojë planet e saj të pushimeve pas një rritjeje të rasteve me COVID-19 në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ka zgjedhur të mos shkojë në Sandringham siç ishte planifikuar dhe sipas raportimeve, mbretëresha do të qëndrojë në Kështjellën Windsor për pushimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Gjithsesi Mbretëresha Elizabeth do të vazhdojë të vizitohet nga anëtarët e familjes mbretërore gjatë gjithë kohëzgjatjes së sezonit të festave.
Kjo do të shënojë Krishtlindjen e parë të Madhërisë së Saj Mbretërore pa bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip, i cili vdiq në prill të këtij viti në moshën 99 vjeçare.