Masave anti-Covid: Nisin protestat në Francë

Mijëra persona kanë protestuar në Francë kundër masave anti-Covid. Qeveria franceze ka vendosur masa të reja për të luftuar përhapjen e variantit Delta.

11,000 persona u mblodhën në Paris dhe 15,000 në qytete të tjera përfshirë Marsejën. Mijëra njerëz u mblodhën pa maska duke protestuar nën tingujt e himnit kombëtar në sheshin Trocadero.

Sipas burimeve, policia ka arrestuar 9 persona. Protestat vijnë ndërsa shumica e francezëve janë pro vendimit të Presidentit Emmanuel Macron për të bërë vaksinimin e detyrueshëm.

Deri më tani 39 milion njerëz, 58% e popullsisë së përgjithshme, kanë marrë të paktën një dozë deri të dhe 48% janë vaksinuar plotësisht.


Shtuar 25.07.2021 15:39