Meghan Markle dhe Kate Middleton kanë lënë pas keqkuptimet familjare dhe kanë vendosur të pajtohen. Një burim tha për “US Weekly” se Meghan dhe Kate po shkojnë shumë mirë dhe kanë komunikuar gjatë me njëra-tjetrën kohët e fundit. Marrëdhënia e tyre nuk ka qenë kurrë kaq e aftërt.
Tani ato po punojnë për marrëdhënien e tyre për hir të familjes. Dukeshat kanë folur me njëra-tjetrën që pas lindjes së Lilibet.
Teksa Meghan dhe Kate janë pajtuar, nuk po ndodh e njëjta gjë me Princin William dhe Princ Harryn. Dy vëllezërit vazhdojnë të mos kenë të njëjtin komunikim si dikur.