Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte njoftoi ditën e sotme se samiti i radhës i aleancës do të zhvillohet më 7-8 korrik 2026 në Ankara, Turqi. Samiti do të mbahet në Kompleksin Presidencial Bestepe.
Në deklaratën e tij, Rutte falënderoi Turqinë për mikpritjen e këtij “samiti të rëndësishëm” dhe theksoi se në takimin e ardhshëm “liderët do të vazhdojnë të ndërtojnë një aleancë më të fortë dhe më të drejtë”, të gatshme për të përballuar sfidat kritike të sigurisë.
Të lidhura
None found
Këtë vit, samiti i NATO-s u mbajt në qershor në Hagë të Holandës, ku vendet anëtare u angazhuan të rrisin shpenzimet për mbrojtje në 5% të PBB-së deri në vitin 2035.
Turqia e ka pritur për herë të fundit Samitin e NATO-s në vitin 2004, në Stamboll.
