Mali i Zi refuzon të ekstradojë ish-kolonelin e FSB-së ruse

Mali i Zi ka refuzuar kërkesën e Rusisë për të ekstraduar Dmitry Senin, ish-oficer i Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB).

Senin u largua nga Rusia më 2017 për të shmangur një arrest të mundshëm në lidhje me një rast ku përfshihej miku dhe familjari i tij, ish-koloneli i Ministrisë së Brendshme, Dmitry Zakharchenko.

Të lidhura

None found

Ai ka kërkuar që të fitojë azil politik në Mal të Zi, duke argumentuar se ka frikë nga ndjekja politike në Rusi.

Vendimi i Malit të Zi që të mos pranojë kërkesën për ekstradimin e Seninit për shkak të ndjekjes së supozuar në Rusi për arsye politike.

Senin aktualisht po përballet me gjyq në mungesë për dezertim dhe më 2021 autoritetet ruse e shpallën person të kërkuar ndërkombtarisht. Nëse dënohet, Senin mund të përballet me shtatë vjet burg në Rusi./REL


Shtuar 30.08.2023 17:29