Macron: Evropa duhet të marrë pjesë në negociatat për Ukrainën, siguria e Kievit është edhe interesi ynë

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot se Evropa duhet të jetë e pranishme në çdo bisedim paqeje për Ukrainën, kudo dhe sa herë që ato të zhvillohen, me synimin për t’i dhënë fund luftës.

Duke folur në përfundim të samitit të BE-së në Bruksel, Macron tha se evropianët duhet të kenë vend në tryezën e negociatave, pasi kjo, sipas tij, i shërben interesit të vetë Evropës.

Të lidhura

None found

Ai shtoi gjithashtu se Antonio Costa mund të përfshihet në negociata të tilla, për aq kohë sa roli i tij të jetë i përcaktuar qartë.

Nga ana tjetër, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, sqaroi se BE-ja nuk është dhe nuk synon të bëhet ndërmjetëse në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë. Ai theksoi se blloku evropian qëndron në krah të Ukrainës dhe do të vijojë ta mbështesë atë si gjatë luftës, ashtu edhe pas saj.

Në konferencën për shtyp të mbajtur menjëherë pas mbylljes së Këshillit Evropian në Bruksel, Costa, duke iu përgjigjur një pyetjeje për kontaktet me Moskën, tha se për momentin mungojnë sinjale të besueshme nga Rusia që të tregojnë gatishmëri për negociata serioze.

Megjithatë, ai bëri të ditur se përmes zyrës së tij synon të mbajë të hapur një kanal diplomatik komunikimi me Rusinë, duke argumentuar se BE-ja nuk mund të mbështetet vetëm te të tjerët për interpretimin e mesazheve ruse dhe se duhet të jetë në gjendje t’ia përcjellë drejtpërdrejt Moskës qëndrimet e veta.

Costa nënvizoi po ashtu se nuk ekziston asnjë kundërthënie apo garë mes aktorëve të ndryshëm të përfshirë në përpjekjet për paqe, pasi, sipas tij, rolet e tyre plotësojnë njëri-tjetrin. Ai theksoi se vetëm Ukraina mund të negociojë në emër të Ukrainës, ndërsa “koalicioni i të vullnetshmëve” mund të ketë rol në garancitë e sigurisë. Për interesat e BE-së, ai tha se ato duhet të mbrohen nga institucionet e unionit në përputhje me traktatet.

Presidenti i Këshillit Evropian shtoi gjithashtu se po bashkëpunon ngushtë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke theksuar se ai dhe Ursula punojnë gjithmonë si një ekip.

Edhe Ursula von der Leyen u shpreh se Ukraina kërkon paqe dhe se edhe Evropa kërkon paqe, ndërsa Rusia, sipas saj, është e vetmja që vazhdon të zgjedhë dhunën. Ajo theksoi se Evropa duhet të jetë një prej arkitektëve të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, me Ukrainën në rolin udhëheqës dhe me BE-në në krah të saj.


Shtuar 19.06.2026 18:52

grandpashabetcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerzirvebetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetultrabetGrandpashabetpadişahbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetGrandpashabet